Flash News

KRYESORE

Autopsia konfirmon që George Floyd ishte infektuar me koronavirus

Vdekja e George Floyd ka shkaktuar një valë protestash të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po përkrahen edhe në vende të tjera e jo vetëm në SHBA.

Protestat kanë agravuar duke u përshkallëzuar në dhunë duke shkaktuar dhe disa të lënduar e madje dhe humbje jetësh. Oficerët e policisë amerikane po ashtu kanë treguar agresivitet kundrejt protestuesve.

Ditën e mërkurë, autopsia zyrtare ka dalë në përfundimin se George Floyd ka qenë pozitiv ndaj koronavirusit.

Dokumenti 20-faqesh i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin thotë se një test i Floyd më 3 prill ishte pozitiv për kodin gjenetik të virusit (ARN).

Në raportin e autopsisë thuhet se për shkak se ajo ARN mund të mbetet në trupin e dikujt për javë të tëra pasi sëmundja është zhdukur, një test i dytë mund të tregojë që Floyd, 46 vjeç, ishte asimptomatik nga një infeksion i hershëm kur vdiq në 25 maj.

Në fund të raportit thuhet qartë që vdekja e Floyd erdhi nga një arrest kardiopulmonar pasi oficeri i policisë në Minneapolis Derek Chauvin, i ngjeshi qafën për më shumë se tetë minuta ndërsa ishte duke e arrestuar.

Të fundit