Flash News

KRYESORE

Avokati i Tahirit komenton praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në gjyq

Avokati i Tahirit komenton praninë e përfaqësuesve të

Maks Haxhia, avokati i ish ministri të Brendshëm Saimir Tahiri, ka komentuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-së në seancën gjyqësore, ku ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Avokati e shikon këtë si garanci për një gjykim të drejtë.

“Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane është një garanci edhe vëzhgim që i bëjnë këtij procesi. Aq më mirë që ata janë në sallë sepse e ndjekin debatin. Përfaqësuesit amerikanë kanë krijuar bindjen se organi i akuzës nuk solli asnjë provë të vetme. Nuk ka ndërkombëtar që t’i bëjë presion Gjykatës që të japë dënim pa pasur prova. Nëse ky dënim bëhet pa prova dhe për hir të integrimit, atëherë nuk e duam këtë integrim.”, tha avokati në “Top Story”.

Të fundit