Flash News

KRYESORE

Baggio e kujton ende penalltinë e finales: Para se të fle...

Baggio e kujton ende penalltinë e finales: Para se të fle...

Roberto Baggio është një legjendë e padiskutueshme e futbollit. Ne ende sot kujtojmë golat e tij spektakolarë te Brescia, Juventusi dhe Interi. Ai gjithashtu është bërë protagonist me penalltinë e humbur në finalen e Botërorit 1994 ndaj Brazilit.

“Gjithmonë kisha ëndërruar një finale si ajo e vitit 1994 kundër brazilianëve. Për fatin tim të keq, akoma nuk e kam fshirë nga mendja atë penallti të humbur. Më kujtohet shpesh, kur shkoj për të fjetur. Nuk ishte penalltia vendimtare, por ishte goditje”, - ka deklaruar italiani.

I pyetur për tema të tjera, Baggio mes të tjerash ka theksuar se Dybala është lojtar shumë i mirë dhe nuk i meriton kritikat. Sa i përket Ronaldos, ai ka shtuar se portugezi është një fenomen brenda dhe jashtë fushe.

Të fundit