Flash News

KRYESORE

Balla: PS një shkollë e funksionimit demokratik, jemi më modernët në Shqipëri

Balla: PS një shkollë e funksionimit demokratik, jemi më

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se zgjedhjet brenda partisë ishin të suksesshme. Numri i votuesve ishte 76.068 anëtarë, ndërsa u testua për herë të parë votimi elektronik.

Ai shtoi se PS “është një shkollë e funksionimit demokratik dhe këtë e ri-dëshmoi sot edhe ky proces shumë cilësor.”

“Dua të veçoj gjatë ditës së sotme, dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr.8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan on-line, Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri.

Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëve për delegatë të Kongresit të PS ishin gra dhe vajza.

E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti, ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistëve si shumicë qeverisëse në Qershor 2021.”, tha ai pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë për 706 delegatë për Kongresin e PS të shkurtit 2020.

Të fundit