Flash News

KRYESORE

Balla ‘thumbon’  Metën për raportin e Venecias: Kush u zotua për dorëheqjen, të mbajë fjalën

Balla ‘thumbon’  Metën për raportin e Venecias: Kush

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një dalje për mediat është ndalur te raporti i Komisionit të Venecias lidhur me shkarkimin e Metës. Duke komentuar këtë raport, socialisti theksoi se organi i Venecias është i një rëndësie të madhe ndaj ‘të gjithë duhet të heshtin para tij’.

Kështu ‘thumboi’ edhe presidentin Meta, pa i përmendur emrin, por duke shprehur se ai që u zotua për dorëheqje ta mbajë fjalën.

 “Komisioni i Venecias është organi ekspertiza e gjithëpranuar në Europë, por edhe më gjerë. Kur Komisioni i Venecias flet të gjithë të tjerët duhet të heshtin.

Të gjithë duhet ta presim me respekt verdiktin final të Komisionit të Venecias, kush u zotua për dorëheqje, duhet të mbajë fjalën”, tha Balla.

Të fundit