Flash News

KRYESORE

Banesat e prekura nga tërmeti, Veliaj në familjen me 7 anëtarë në Picallë: Do e rregullojmë shtëpinë para Vitit të Ri

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet në shtëpinë e familjes me 7 anëtarë të Mynyr Stafës në Picallë, si një nga më të prekurat nga tërmeti i një jave më parë me magnitudë 5.8 ballë që goditi vendin tonë.

Sipas Veliajt, familja do të ketë shtëpinë e rregulluar para Vitit të Ri .

“Do ta rregullojmë shtëpinë para Vitit të Ri. Në raste të tilla provohet se çfarë shoqërie kemi. O jemi për njëri tjetrin ose bëjmë gam gam në televizione. Më vjen mirë që brenda javës u bë vlerësimi i dëmit, erdhi firma për të nisur punën për riparimin e shtëpisë. Shtëpitë e ndërtuara në mënyrë modeste ishin të parat që u goditën. Po ashtu, do të ndërtohen të parat. Petrela ishte një nga zonat më të prekura, kryesisht shtëpitë e fukarenjve, kështu që tu japim atyre rëndësi.

Administratorët e njësive dhe ekipet e emergjencës kanë bërë një punë të admirueshme për përballimin e situatës pas tërmetit”, tha Veliaj.

Të fundit