Flash News

KRYESORE

Barça me fitime rekord, por prapë do të duhet të shesë yje

Barça me fitime rekord, por prapë do të duhet të

Fitimet e Barcelonës për vitin 2019 parashikohen që të jenë 1 miliardë e 47 milionë euro. Blaugranat do të arkëtojnë më shumë të ardhura se sa 1 vit më parë, e po ashtu një shumë më të madhe se sa rivalët e tyre historikë, Real Madridi.  Galaktikët nuk do të përfitojnë mbi 850 milionë euro këtë vit.

Sipas “Goal.com”, katalanasit kanë një deficit prej 172 milionë eurosh, të cilat do të tentojnë t’i rikuperojnë me largimin e disa lojtarëve në merkaton e janarit dhe atë të verës së ardhshme.

Rreth 72 milionë euro pritet të rikuperohen nga largimet e Malcom-it, Coutinho-s dhe Cucurella-s. Gjithsesi në janar blaugranat do të duhet që nevojë të shesin futbollistë të tjerë, për të arkëtuar edhe rreth 100 milionë euro të tjera.

Rakitiç, Dembele, Semedo dhe Umtiti duken gjithmonë e më larg “Camp Nou-t”, ndërkohë që klubet e tjera po ndjekin me vëmendje situatën, që të mund të përfitojnë nga shërbimet e këtyre lojtarëve .

Të fundit