Flash News

KRYESORE

Barella nderon Interin, fitore e mundshme ndaj Veronas

Barella nderon Interin, fitore e mundshme ndaj Veronas

Interi sot mposhti Veronën 2-1 në San Siro dhe dhe kapi kreun e renditjes. Skuadra zikalter vuajti, sepse Verona kaloi e para në avantazh, por në fund fati u buzëqeshi.

Interi dominoi minutat e para, por nuk ishte i saktë para porte, ndryshe nga miqtë, të cilët shënuan relativisht shpejt. Verona fitoi një penallti pas faullit të Handanovic brenda zonës dhe Verra kaloi të tijtë në avantazh.

Vecino barazoi në të 65’ me një goditje të bukur në portë dhe Interi mori zemër për të shënuar golin e fitores. Në minutën e 83’ erdhi goli i mrekullueshëm i Barella-s nga largësia.

Mesfushori lëshoi një silurë fantastike nga të tijat duke gjetur trekëndëshin. Interistët pastaj ruajtën avantazhin duke marrë tri pikë të arta dhe të paktën për momentin e shohin veten në krye.

Të fundit