Flash News

KRYESORE

Basha uron fëmijët: Gëzuar 1 Qershorin, e ardhmja juaj si e fëmijëve evropianë!

Basha uron fëmijët: Gëzuar 1 Qershorin, e ardhmja juaj si e

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi fëmijët me rastin e festës së 1 Qershorit.

Ai shkroi në Facebook se është shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë evropianë

Urimi

Sot i uroj nga zemra çdo fëmije në Shqipëri: Gëzuar festën e 1 Qershorit!

Buzëqeshja në fytyrat e fëmijëve tanë është gëzimi dhe motivimi ynë për të bërë gjithçka që ata të kenë një jetë sa më të shëndetshme, të kenë më shumë hapësira argëtimi, që të shkojnë në çerdhe, kopshte dhe shkolla me standarde cilësore.

Sot jam shpresëplotë se e ardhmja e tyre në Shqipëri do jetë më e mirë, më e sigurt dhe se ata do të rriten me mundësi si gjithë fëmijët e tjerë evropianë! #Gëzuar #1qershori

Të fundit