Flash News

KRYESORE

Basha: Vendim i turpshëm, Tahiri mban peng Ramën me dosjen e Xibrakës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të turpshëm vendimin e dhënë nga Gjykata shkallës së parë të Krimeve të Rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas kreut të opzoitës, nuk u dënua krahu i djathtë i Edi Ramës, njeriu që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e ktheu në njollën e zezë të krimit.

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Evropë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës.

Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët.”, shkroi BAsha në profilin e tij ën Facebook.

Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove, ndëkrohë që 5 vitet e ardshme nuk ka të drejtë që të ushtrojë asnjë funksion publik.

Të fundit