Flash News

KRYESORE

BE i jep zgjidhje debatit për shtrirjen e identifikimit biometrik, financim 15 milionë euro

BE i jep zgjidhje debatit për shtrirjen e identifikimit biometrik, financim

Arrihet në një kompromis edhe përsa i përket çështjes së identifikimit biometrik mes palëve në mbledhjen e Këshilli Politik. Ndërsa mazhoranca i përgjigjej negativisht thirrjes së opozitës për shtrirjen e kësaj teknologjie në të gjithë vendin, duke theksuar se implementimi duhej bërë gradualisht, ka qenë pikërisht Bashkimi Evropian që ka marrë situatën në dorë.

BE ka marrë përsipër të financojë këtë implementim të teknologjisë në vlerën 15 milionë euro, duke i dhënë zgjidhje ngërçit mes palëve referuar kësaj problematike.

Megjithatë, pavarësisht se është gjetur gjuha e përbashkët referuar kësaj çështje ka ende një kërkesë që ende mban peng marrëveshjen dhe kjo është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Të fundit