Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha pas vizitës në Shqipëri: Jam e impresionuar nga mirësjellja dhe mirësia e njerëzve atje

Bebe Rexha pas vizitës në Shqipëri: Jam e impresionuar nga
Bebe Rexha, në ditën e vetme të pushimit, është nisur nga SHBA-të drejt Shqipërisë për të qenë pranë familjarëve të prekur nga tërmeti. Ajo ka preferuar që ta shohë nga afër gjithë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria këto ditë dhe vetë këngëtarja ka përzgjedhur dy familje për t`ju rindërtuar shtëpitë. Në një postim në Instagram, këngëtarja shqiptare ka treguar se sa e impresionuar është nga mirësia dhe mirësjellja e shqiptarëve: “Dje unë u ktheva nga një udhëtim 2-ditor në Shqipëri për të parë si fillim dëmet nga tërmeti dhe duke u takuar me ata që janë prekur prej tij. Jam shumë e impresionuar nga zemra dhe mirësjellja dhe mirësia e njerëzve atje, si dhe nga çdokush tjetër rreth botës që ka kontribuuar. Nuk mundemi t’ju falënderojmë mjaftueshëm. Kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutem vazhdoni të shpërndani informacionin për këtë tragjedi dhe për ndihmën që ka nevojë Shqipëria. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri!”a

Të fundit