Flash News

KRYESORE

Beograd/ Borrell: Bisedimet Kosovë-Serbi duhet që të rifillojnë

Beograd/ Borrell: Bisedimet Kosovë-Serbi duhet që të

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell deklaroi nga Beogradi se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet që të jetë pjesë e unionit. Gjithashtu ai u ndal edhe te çështja e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

"Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e BE-së gjeografikisht, ideologjikisht dhe për shkak të aspiratave të qytetarëve", tha Borrell në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke shtuar: "Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojnë dhe shpresoj se kjo do të ndodhë, ndërsa kur të ndodhë, BE-ja do të jetë e gatshme të ndërmjetësojë në atë dialog".

Përfaqësuesi i BE-së shtoi se nuk i takon BE-së që të vendosë se cili do të jetë rezultati përfundimtar i këtyre bisedimeve, por për Kosovën dhe Serbinë, BE-ja duhet të përfshihet më shumë në ndërmjetësim.

Borrell shtoi se me presidentin serb ka biseduar për mundësinë e një përfaqësuesi të veçantë në ndërmjetësimin e dialogut.

"Diçka duhet të qëndrojë në tryezë, sepse perspektiva e ardhshme e Serbisë dhe Kosovës përballë BE-së varet kryesisht nga ajo marrëveshje", shtoi ai.

Presidenti serb Vuçiç përshëndeti qëllimin e Borrell-it për të emëruar një të dërguar për të ndërmjetësuar dialogun.

"Jemi të gatshëm menjëherë sapo të hiqet taksa të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë çështjet thelbësore midis Beogradit dhe Prishtinës", tha Vuçiç.

Të fundit