Flash News

KRYESORE

Beqarëve u gjen zgjidhjen Top Channel, emisioni më i ri: Të njihesh para kamerave

Në “E diell” do të përfshihet dhe një rubrikë e re që do i dedikohet plotësisht të rinjve. Përmes disa postimeve në Instagram, një nga moderatoret e këtij emisioni, Nevina Shtylla, ka ndarë me ndjekësit risinë që sjellë Top Channel këtë sezon televiziv në “E diell”.

Bëhet fjalë për njohjet mes të rinjve shqiptarë, të cilat do të ndodhin para kamerave.

Dy vajza të quajtura Ina dhe Antoneta do të vihen përballë djemve, për të zgjedhur mes tyre atë më specialin për to. Kjo nuk është hera e parë që Top Channel sjellë një program për njohjet para kamerave. Nëse ju kujtohet, para shumë vitesh “Kupid” me moderatore Albana Osmanin bëri bashkë shumë beqar që ishin në kërkim të shpirtit binjak.

Një format i tillë rikthehet sërish pas disa vitesh në Top Channel por krejtësisht ndryshe në mënyrën se si do të trajtohen njohjet. Kjo rubrikë është e ngjashme si në emisionet e huaja, p.sh “Uomini e Donne” në Itali.

 

Të fundit