Flash News

KRYESORE

BILD: Oliver Kahn ka dy mafiozë si truproja. Rrezikoi të përfshihej në përplasje të armatosur

BILD: Oliver Kahn ka dy mafiozë si truproja. Rrezikoi të

Emri i ish-kapitenit legjendar të Gjermanisë, Oliver Kahn, është lakuar për një ngjarje të pazakontë. Duke cituar gazetën gjermane “Bild”, Pamorma Sport shkruan se legjenda e portës, i cili shërben edhe si ambasador i kompanisë së basteve “tipico”, ishte i pranishëm në një ceremoni promovimi garash me kuaj në Këln. Ai shoqërohej nga tre roje sigurie, të cilët tërhoqën menjëherë vëmendjen e shtypit gjerman.

Sipas “Bild”-it, dy prej këtyre truprojave janë pjesë e një bande kriminale, të cilët kanë edhe precedentë penalë për krime të dhunshme: sulme, kërcënime, ndërkohë që njëri prej tyre është përfshirë edhe në shkëmbim zjarri. Në artikull thuhet se ata mund të jenë pjesëtarë të kartelit të Engjëjve të Ferrit “Honorfield”.

Këta të fundit, me grupin “Bandidos” janë në një konflikt të hapur në qytetin e Këlnit, i cili ka qenë shpesh arenë e përplasjeve të armatosura mes dy bandave rivale. A ishte jeta e drejtuesit të ardhshëm të Bajernit në rrezik? “Bild” këmbëngul se nëse anëtarë të “Bandidos” mund të kishin qenë të pranishëm gjatë eventit të fundit, mund të kishte një përplasje të armatosur dhe Kahn mund të ndodhej në qendër të konfliktit mes tyre.

Të fundit