Flash News

KRYESORE

Birn: Shkodra në ngërç institucional, opsionet për zgjidhjen e krizës së paprecedentë

Birn, rrjeti i gazetarisë investigative në versionin shqip shkruan se situata politike në Shkodër ka hyrë në një “rrugë pa kthim”.

Kryetarja e sapo zgjedhur Këshillit Bashkiak, Brisela Kadia deklaroi se për postin e kryebashkiakut do t’i drejtoheshin KLQZ-së, në përputhje me Kodin Zgjedhor, duke anashkaluar pikërisht “Ligjin për Qeverisjen Vendore”.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore [Link] thotë se kur posti i kryetarit mbetet vakant, një nënkryetar kryen funksionet e kryetarit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Problemi është se nënkryetari është një person që emërohet dhe shkarkohet nga kryetari (neni 61) dhe në kushtet aktuale, ky post mbetet gjithashtu vakant.

Ngërçi mund të zgjidhej nga një dekret për zgjedhje të pjesshme vendore, por presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe për rrjedhojë, ka deklaruar se nuk do të shpallë zgjedhje të parakohshme për Shkodrën.

Në këto kushte, qeverisja vendore për Shkodrën mbetet në ngërç edhe pas konstituimit të këshillit bashkiak. Nga ana tjetër, Voltana Ademi dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë theksuar do ajo do të qëndrojë në detyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja pluraliste, jo si ato të 30 qershorit me një kandidat.

Të fundit