Flash News

KRYESORE

Biznesmeni nga Himara thumbon Ramën: Mihali majë kofanos sfumoi propagandën tënde bajate

Biznmesmeni Nikollaq Neranxi shprehet se rasti i Mihal Kokëdhimës tregon se në çfarë niveli është turizmi në Shqipëri. Nisur nga incidenti i turistëve spanjollë, Neranxi thekson se Mihaili, të cilin e quan peshk të vogël, diskretitoi të gjithë propagandën e qeverisë së po bën reforma.

“Në kohën e mega propogandës mbi aksionet antinformalitet, ku askush nuk falet, ku vihen shirita nëpër lokale dhe hotele dhe bllokohen aktivitete edhe për një faturë që mungon në tavolinë, në kohën kur Kryeministri në faqen e tij i publikon me emra këto biznese, diçka totalisht e papranueshme dhe për mendimin tim ata biznese kanë të drejtë ta hedhin në gjyq Ramën për prishje imazhi, na del Mihali i cili ia shkërmoq këtë mega propagandë bajate, Mihali, i cili paska qenë monument i informalitetit në bregdet dhe që punon pa asnjë letër! Me siguri me urdhër nga lart, lokali u mbyll, çadrat u hoqën, në mënyrë që historia të harrohej sa më shpejt.Pra në Shqipërinë e Edi Ramës, dikush ndërton pa leje në tokë publike, zapton plazhin me çadra me pagesë, ushtron me siguri biznesin pa liçencë, përderisa ia mbyllën dhe me shumë gjasa nuk lëshon as fatura tatimore”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Si një banor i Himarës, Neranxi deklaron se Mihali është njeri i Kokëdhimave dhe restoranti i tij është ndërtuar mbi rënë, pa u penguar nga askush, duke shtuar pyetjen se kur do të jenë të gjithë të barabartë para ligjit në këtë vend.

“Mihali është peshku i vogël që e nxorri në breg rastësia, peshqit e mëdhenj janë strategjikë, nuk bëjnë gabime që të hidhen mbi kofano, nuk bien në sy, thjesht punojnë paratë e pista në biznese të ngritura ne mënyrë të paligjshme, duke grabitur të pafuqishmit. Problemi është, me ata kush do merret dhe a do vendoset ndonjëherë drejtësi në këtë vend ku të trajtohemi të gjithë si të barabartë?”, përfundon ai.

Të fundit