Flash News

KRYESORE

Boçi: S’ishin flakadanët, drejtësisë ‘i vuri flakën’ shkelja e Kushtetutës nga Rama e Ruçi. Si do jetë marrëdhënia e PD-së me Kuvendin

Boçi: S’ishin flakadanët, drejtësisë ‘i vuri

Deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzon mazhorancën për dhunim të Kushtetutës në rastin e zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Boçi shprehet se “Drejtësisë e parlamentit ‘ia vuri flakën’ djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve”.

Sipas tij, flakadanët e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së, drejtuar Ramës. Sa i përket konsensusit për kryeprokurorin e ri zyrtari demokrat është i prerë: “Konsensusi politik nuk është tavolinë me peshk…”.

Boçi shpreh shqetësimin se tashmë me emërimin e kryeprokurores së përkohshme, peshqit e mëdhenj, për të cilët ka folur Donald Lu, nuk do kapen as në janar e as në prill.

Ndërsa përsa i përket marrëdhënies së PD-së me Kuvendin, shprehet, “Kryetari i PD-së Basha i ka parashtruar qartë alternativat. Ose bojkot, ose marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, ose djegie mandatesh”.

Të fundit