Flash News

KRYESORE

Boçi tregon mashtrimet e nënkryetarit të Tiranës Mazniku për Kopshtin Botanik

Boçi tregon mashtrimet e nënkryetarit të Tiranës Mazniku

Ish deputeti i PD-së, Luçiano Boçi akuzon nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës se ka mashtruar në lidhje me projektin e Kopshtit Botanik. Në Facebook, ai tregoi për 5 mashtrimet e kryera nga zyrtari i bashkisë, i cili ishte i ftuar në mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Real Story”.

Për më tepër, Mazniku iu shmang pyetjeve të bëra nga paneli.

5 mashtrimet e Maznikut për Kopshtin Botanik

  1. Mashtroi kur u përpoq të argumentonte se Kopshti Botanik nuk është pronë e Universitetit të Tiranës por vetëm në administrim.
  2. Mashtroi kur deklaroi se për të investuar në këtë hapësirë ajo duhet të bëhet medoemos pronë e Bashkisë.
  3. Niveli i kontributit financiar të ministrisë, të qeverisjes vendore dhe të vetë institucionit bazohet në planin buxhetor afatmesëm të institucionit, me marrëveshje midis tyre. Ky plan përditësohet çdo vit dhe në fund të vitit të tretë financiar bëhet rivlerësimi i financimit dhe përcaktimi i pjesëmarrjes së kontribuesve në Bordin e Administrimit.
  4. Mashtroi për iniciativën e saj për bashkadministrimin me Fakultetin.
  5. Mashtroi kur tha se VKM 510 i vendos kushte për marrëveshje detyruese apo mosndryshim destinacioni dhe ajo, Bashkia nuk mund ta bëjë një gjë të tillë kurrsesi. Pra sipas Maznikut VKM-ja nuk ia lejon ndryshimin e destinacionit këtyre puritanëve ta bëjnë këtë mëkat.

Të fundit