Flash News

KRYESORE

Bonucci shpërthen në akuza, tregon fajtorin e humbjes ndaj Lazios

Bonucci shpërthen në akuza, tregon fajtorin e humbjes ndaj Lazios

Juventusi humbi 3-1 kundër Lazios, ndërsa mbrojtësi Leonardo Bonucci shpërtheu në akuza kundrejt gjyqtarit të takimit. Ai mendon se ekipi i tij meritonte më shumë, por u pengua nga vendimet të njëanshme të bilbilit të sfidës kundër lacialëve.

“Duhet ta lëmë gjithçka të qetësohet fillimisht, por kishte goxha gjëra që ishin kundër nesh. Ishte një pjesë e parë fantastike, ku dominuam ndaj Lazios, duke mos i lejuar asgjë. Pastaj shumë gjëra nuk ishin ashtu siç duhet për ne, gjithashtu edhe disa vendime të arbitrit ndikuan në rezultat.

Duhet të përmirësohemi dhe kjo është e qartë. Nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë! Është bukur të krijosh dhe të luash një futboll të bukur, por gjithashtu na duhet të jemi cinik dhe në mbrojtje të jemi më të kujdesshëm. Motoja jonë është e qartë, që duhet të japim gjithçka në fushë!”, përfundoi Bonucci.

Të fundit