Flash News

KRYESORE

Borchardt “i padëshiruar” në Presidencë/ OSBE në Vienë reagon pas letrës të Metës

Borchardt “i padëshiruar” në Presidencë/ OSBE në

Pas shpalljes së ambasadorit Bernd Borchardt si i pa dëshiruar në zyrën e presidentit Ilir Meta vjen reagimi i parë nga zyra qendrore e OSBE në Vienë.

Top-Channel i ka kontaktuar përmes postës elektronike kësaj zyre në Vienë.

Përgjigja nuk është e drejtpërdrejtë, por tejet diplomatike.

Në përgjigje e zëdhënëses Mersiha Čaušević Podžić thuhet:

“OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit . Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”.

Në letrën që kabineti i Presidentit Meta i dërgoi Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen shkruhej:

“Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Meta letër OSBE: Ambasadori Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë

Të fundit