Flash News

KRYESORE

‘Bota juaj, paratë e mia’, Boçi: Rama tallet me nxënësit që u mbylli çdo portë të së ardhmes

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi, përmes një postimi në Facebook komenton vizitën e Ramës sot në shkollë profesionale  “Beqir Çela” në Shkozet, ku u rindërtua një prej godinave.

Për Boçin, e gjitha është një tallje e Ramës me nxënësit, që sipas ish-deputetit u mbylli çdo portë të së ardhmes .

“Në një klasë me nxënës që nuk dihet si u gjendën aty, pasi shkolla ende nuk ka filluar, Rama ka tentuar të belbëzojë disa fraza suksesi, për arsimin profesional, në takimin e sotëm”-shkruan Boçi.

Statusi i Luçiano Boçit

BOTA ËSHTË E JUAJA...PARATË JANË...

Nuk ka fund cinizmi i Ramës me të rinjtë.

“Bota është e juaja, pushtojeni atë se...paratë janë të miat” u thotë dhe u nënkupton Rama nxënësve të arsimit profesional.

Xhongleri profesionist i parave të grabitura me koncesione e PPP, tallet me sinqeritetin e brezit të ri, përpjekjet e mundin e tyre e madje i këshillon si prind i mirë të mos hakerojnë, alias “grabisin” online.

Këtu tek grabitja nuk pranon rivalitet.

Është kryeprofesionist.

Tallet dhe miklon ata, të cilëve u ka mbyllur cdo portë të së ardhmes dhe shpresës në këtë vend.

Në një klasë me nxënës që nuk dihet si u gjendën aty, pasi shkolla ende nuk ka filluar, Rama ka tentuar të belbëzojë disa fraza suksesi, për arsimin profesional, në takimin e sotëm.

Dhe këtë e bën Kryeministri që s’ka shtuar në buxhet asnjë lek më shumë për këtë arsim.

Që e ka degdisur në një cep të humbur të një ministrie konglomerat interesash dhe jo fushash, jashtë Ministrisë së Arsimit.

E thotë Rama që flet kumbulla pë investime e prioritete.

Që spekulon me numrin e nxënesve dhe lidhjen e shkollave me kërkesën e tregut të punës.

E thotë njeriu që ka penguar investimet e huaja e që ka detyruar të rinjtë profesionistë të IT dhe të tjerë të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria.

E thotë ai që flet vetëm njëherë në vit për këtë arsim e që murmurit të njëjtat “arritje”.

Të fundit