Flash News

Bota

EMA: Vaksinat e Pfizer-it dhe Moderna-s efektive ndaj variantit indian të koronavirusit

EMA: Vaksinat e Pfizer-it dhe Moderna-s efektive ndaj variantit indian të
Foto ilustruese

Vaksinat anti-Covid të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna janë efektive kundër variantit indian, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Të dhënat e rishikuara nga rregullatori evropian mbi efikasitetin e vaksinave të Pfizer / BioNTech dhe Moderna janë "inkurajuese", tha një zyrtar i EMA-s, raporton Euronews.

Ai shtoi se EMA ishte në pritje të të dhënave shtesë nga India, ku po administrohet një version i vaksinës AstraZeneca. "Deri më tani, në përgjithësi, ne jemi goxha të sigurt se vaksinat do të jenë efektive kundër këtij varianti," tha ai.

Pfizer ka shpërndarë 209,2 milionë vaksina, ndërsa Moderna më shumë se 18,6 milion doza në vendet Evropiane. Varianti B.1.617, i cili u shfaq për herë të parë në Indi në tetor, tani është përhapur në 44 vende. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë javë e klasifikoi atë si "shqetësuese".

Të fundit