Flash News

E-TJERA

Pezullohet lundrimi nga moti i keq në Vlorë

Pezullohet lundrimi nga moti i keq në Vlorë

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka bërë që Autoriteti Portual i Vlorës të marrë vendimin që të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. 

Sipas kapitenerisë, arsyeja e pezullimit të lundrimit detar ka qenë era e fortë bregdetare me drejtim jug-juglindje, me shpejtësi brenda gjirit të Vlorës 15 metër për sekondë dhe në det të hapur 20 metër për sekondë shkakton dallgë të larta brenda gjirit deri në 1.5 metër lartësi ndërsa në det të hapur dallgët arrijnë deri në 2.5 metër lartësi duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Pezullimi i lundrimit detar do të vazhdojë deri në orën 6 të mëngjesit të ditës së enjteje. Kapiteneria e portit detar bënë me dije se tragetet e linjës vazhdojnë lundrimin në noramalitet të plotë për shkak se mund të përballojnë forcë më të madhe deti.

Të fundit