Flash News

Bota

Fituesja e Nobelit në mesin e grave të lënduara nga protesta në burgun e Iranit

Fituesja e Nobelit në mesin e grave të lënduara nga protesta

Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, dhe disa të burgosura të tjera në burgun famëkeq Evin të Teheranit, janë lënduar në fillim të kësaj jave gjatë përleshjeve që shpërthyen në burg, pas rritjes së ekzekutiveve, tha familja e Mohammadit.

Burri i Mohammadit, Taghi Rahmani, tha se Mohammadi kishte telashe me frymëmarrjen dhe dhimbje të mëdha në gjoks, pasi ishte goditur në gjoks. Si pasojë, ajo u dërgua në klinikën e burgut për mjekim.

Rahmani tha se disa gra u sulmuan nga rojet e burgut gjatë përleshjeve që ndodhën më 6 gusht. Gratë e lënduara u dërguan në klinikën e burgut për mjekim dhe më pas u rikthyen në qelitë e tyre përkatëse.

Rahmani tha se agjencia e lajmeve e Gardës Revolucionare të Republikës Islamike pretendoi se përleshja ishte rebelim, por sipas tij, duhet të bëhet e qartë se ajo ishte vetëm një protestë, gjatë të cilës gratë në burgun Evin brohoritën në oborrin e burgut kundër dënimit me vdekje.

Të fundit