Flash News

Bota

Ish-presidenti rus: Moska ka të drejtë të përdorë armë bërthamore

Ish-presidenti rus: Moska ka të drejtë të përdorë

Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë, deklaroi se Moska ka të drejtë të përdorë armët bërthamore për të mbrojtur territorin e saj nëse është e nevojshme.

Medvedev, i cili shërben si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, shkroi në mediat sociale se Rusia do të përdorte armët më të frikshme kundër Ukrainës nëse kërcënimi ndaj Rusisë tejkalon kufirin e vendosur të rrezikut.

"Dua t'ju kujtoj - të shurdhërit që dëgjojnë vetëm veten e tyre: Rusia ka të drejtë të përdorë armë bërthamore nëse është e nevojshme," tha Medvedev, duke shtuar se paralajmërimi "nuk ishte një bllof".

Sipas doktrinës bërthamore të Rusisë, Moska mund ta përdorë bombën kur armët konvencionale kërcënojnë vetë ekzistencën e shtetit, një parim që mund të zbatohet për rreziqet me të cilat përballet territori i pushtuar i inkorporuar nëpërmjet referendumeve.

Të fundit