Flash News

Bota

Qeveria e Hungarisë ligj kundër promovimit të homoseksualitetit

Qeveria e Hungarisë ligj kundër promovimit të homoseksualitetit

Qeveria e Hungarisë ka propozuar një projektligj që parashikon ndalimin promovimin e homoseksualitetit tek të miturit dhe në shkolla.

Projektligji do të ndalojë literaturën LGBT për personat nën 18 vjeç, përfshirë materialin arsimor dhe reklamat që konsiderohen se promovojnë të drejtat e homoseksualëve.

Disa grupe të të drejtave të njeriut e denoncuan atë, duke thënë se ishte e ngjashme me kufizimet ruse në aktivitetet LGBT.

Propozimi është përfshirë në një projekt-ligj të qeverisë që ndëshkon pedofilinë. Ajo thotë se të rinjve nën 18 vjeç nuk mund t'u tregohet përmbajtje pornografike, ose ndonjë përmbajtje që inkurajon ndryshimin gjinor ose homoseksualitetin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.    

Hungaria nuk njeh martesat homoseksuale dhe kufizojnë birësimin e homoseksualëve.  


 

Të fundit