Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut

Pas vdekjes së Papa Françeskut, siç njoftoi Vatikani të hënën, katolikët romakë në mbarë botën do të fillojnë të hamendësojnë se cili nga kardinalët me rroba të kuqe do ta pasojë atë.
Duke pasur parasysh natyrën e emërimeve të kardinalëve që Françesku bëri gjatë papatit të tij, do të ketë padyshim pritshmëri që pasardhësi i papës argjentinas të jetë një tjetër joevropian, dhe se, mu sikur Françesku, ai të jetë një tjetër progresist, e kundërta e krahun konservator të kishës.
Megjithatë - procesi i zgjedhjes së papës, që do të nisë pasi Françesku të jetë varrosur - është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa tymi i bardhë të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.
Vatikani njoftoi se Françesku do të varroset të shtunën në orën 10:00.
Kardinalët janë bashkëpunëtorët më të afërt të papës, ata udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqezat në të gjithë botën. Kur një papë vdes ose jep dorëheqje, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mblidhen në një këshill të fshehtë për ta zgjedhur nga radhët e veta kreun e ri të Kishës Katolike Romake me gati 1.4 miliardë anëtarë.
Votimi i ndërlikuar do të tregojë nëse kardinalët e tanishëm, shumica e të cilëve janë emëruar nga Françesku, besojnë se përqafimi i vlerave sociale liberale nga ai dhe agjenda e tij reformuese progresive kanë shkuar shumë larg, dhe nëse është e nevojshme ndonjë periudhë pakësimi.
Kardinalët do ta caktojnë datën për fillimin e këshillit të fshehtë, pasi të fillojnë të mbërrijnë në Romë gjatë ditëve në vijim.
Vetëm papa mund të emërojë kardinalë, dhe lloji i burrave që ai zgjedh mund të lërë gjurmë në kishë shumë kohë pas udhëheqjes së tij – për shkak të statusit të tyre si klerikë të lartë dhe sepse ndonjëri prej tyre mund të bëhet papë.
Që nga 21 prilli, ka gjithsej 252 kardinalë, 135 prej tyre kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare, sipas të dhënave të publikuara nga Vatikani. 108 nga votuesit ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij Benedikti dhe pesë nga Gjon Pali II.
Kardinalët "krijohen" në ceremoni të quajtura konsistorë, ku atyre u jepet unaza, një bireta e kuqe – një kapelë katror – dhe betohen për besnikëri ndaj papës, edhe nëse kjo do të thotë të derdhin gjak ose të sakrifikojnë jetën e tyre, siç simbolizon ngjyra e kuqe.
Papa Françesku mbajti 10 konsistorë dhe me secilin prej tyre, ai shtoi gjasat që pasardhësi i tij të jetë një tjetër joevropian, pasi përforcoi kishën në vende ku ajo është ose një pakicë e vogël ose ku po rritet më shpejt se në Perëndimin kryesisht të stagnuar.
Për shumë shekuj, shumica e kardinalëve ishin italianë, përveç një periudhe kur papati ishte bazuar në Avignon midis viteve 1309-1377, kur shumë prej tyre ishin francezë.
Ndërkombëtarizimi i Kolegjit të Kardinalëve filloi seriozisht nën Papën Pal VI (1963–1978). Ai u përshpejtua shumë nga Papa Gjon Pali II (1978–2005), një polak që ishte papa i parë joitalian në 455 vjet.
Derisa Evropa ende ka pjesën më të madhe të kardinalëve votues, me rreth 39 për qind, kjo ka rënë nga 52 për qind në vitin 2013 kur Françesku u bë papa i parë nga Amerika Latine. Grupi i dytë më i madh i votuesve është nga Azia dhe Oqeania, me rreth 20 për qind.
Françesku emëroi më shumë se 20 kardinalë nga vende që më parë nuk kishin pasur kurrë kardinal, pothuajse të gjithë nga vende në zhvillim si Ruanda, Kepi i Gjelbër, Tonga, Mianmari, Mongolia dhe Sudani i Jugut, ose vende me shumë pak katolikë si Suedia.
Në disa raste, ai anashkaloi qëllimisht vende vakante në qytete të mëdha evropiane që tradicionalisht kishin kardinalë, për të theksuar se kisha nuk mund të jetë e përqendruar në Evropë kaq shumë.
Në vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara, ai anashkaloi dioqezat si Los Anxhelosi dhe San Francisko, sic duket për shkak se ato kishin kryepeshkopë konservatorë.
Robert McElroy, kryepeshkop i Uashingtonit që nga marsi, shihet si një progresist dhe aleat i zëshëm i qasjes priftërore të Françeskut ndaj çështjeve sociale, si mbrojtja e mjedisit dhe një qasje më mikpritëse ndaj katolikëve LGBTQ.
Sa më shumë kardinalë që një papë emëron gjatë udhëheqjes së tij, aq më shumë rritet mundësia që pasardhësi i tij të jetë dikush që ndan pikëpamje të ngjashme për kishën dhe çështjet sociale.
Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu, pasi kardinalët mund ta zgjedhin një person teologjikisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij, por që konsiderohet kandidati më i përshtatshëm për arsye të brendshme kishtare ose për kohën historike kur bëhet emërimi i tij.
Papa Benedikti u zgjodh për ta pasuar Papën Gjon Palin II kryesisht sepse ai kishte punuar me të për dy dekada dhe kardinalët donin vazhdimësi.
Por, shumë nga të njëjtët kardinalë ndienin se nevojitej një "i jashtëm" për ta pasuar Benediktin, i cili dha dorëheqje në vitin 2013, pas skandalit “Vatileaks” që zbuloi një administratë të brendshme jofunksionale, kryesisht nën drejtimin e klerikëve të lartë italianë.
Në të njëjtën kohë, shumë kardinalë e ndienin qartë se e ardhmja e katolicizmit ndodhej përtej Evropës së plakur, prandaj e zgjodhën Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina si papën e tyre – papa i parë joevropian në gati 13 shekuj.
Megjithëse kardinalët që kanë mbushur 80 vjet nuk mund të hyjnë në këshillin e fshehtë, ata prapëseprapë mund të ndikojnë në rezultatin e tij. Ata lejohen të marrin pjesë në takime të quajtura Kongregacionet e Përgjithshme që zhvillohen në prag të fillimit të këshillit të fshehtë, dhe ku formohet një profil i cilësive që papa i ardhshëm duhet t’u gëzojë./ REL
Të fundit
Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt
10 Qershor 2026, 19:55
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01