Flash News

Bota

Tragjedi brenda çerdhes: Të paktën 38 viktima pas sulmit ekstrem

Tragjedi brenda çerdhes: Të paktën 38 viktima pas sulmit

Të paktën 38 njerëz kanë humbur jetën pas sulmit në një çerdhe në veri-lindje të Tajlandës. Mes viktimave ishin rreth 20 fëmijë, më të vegjël se 2-vjeç.  Deri më tani thuhet se autori, një ish polic 34-vjeçar ka hyrë i armatosur në një çerdhe, ku ka nisur të hapë zjarr e të godasë edhe me thikë, duke lënë pas një bilanc tragjik viktimash. Qindra forca policie e rrethuan me urgjencë zonën e Nong Bua Lamphu. Pasi shkaktoi masakër në vendngjarje, autori i ka dhënë fund jetës.

Tragjedi brenda çerdhes: Të paktën 38 viktima pas sulmit

Autoritetet thonë se edhe më herët ai ka patur probleme me ligjin, i akuzuar për përfshirjen në çështje droge. 

Sipas të dhënave paraprake, ai ka sulmuar me armë zjarri e me thikë si fëmijët, ashtu edhe prindërit e tyre që ndodheshin në çerdhe në ato momente. Nuk është ende i qartë motivi i këtij krimi. Ngjarje të tilla janë të rralla në Tajlandë. Më e fundit prej tyre u shënua në 2020-tën, kur një ushtar vrau 21 persona e plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakon Raçasima.

Tragjedi brenda çerdhes: Të paktën 38 viktima pas sulmit

Lajmi ka tronditur liderat botërorë të cilët kanë reaguar dhe janë solidarizuar me Tajlandën dhe të prekurit nga një tragjedi e të tillave përmasa.

BBC

Të fundit