Flash News

Bota

VIDEO/ Obama qesh kur Trump i pëshpërit diçka, çfarë biseduan?

VIDEO/ Obama qesh kur Trump i pëshpërit diçka,

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump kanë marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të ish-presidentit Jimmy Carter.

Dyshja të cilët ishin ulur ngjitur me njëri-tjetrin kanë zhvilluar edhe një bisedë miqësore me njëri-tjetrin, ku siç shihet në pamjet e mëposhtme, Trump i pëshpëriti diçka Obamës, ndërsa ky i fundit qesh.

Ish-presidenti Obama ka qenë një mbështetës i rivales së Trump në zgjedhjet presidenciale, ndërsa në daljet e tij në fushatën zgjedhore të demokratëve nuk ka kursyer edhe kritikat për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Ndërkohë ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet ditën e sotme me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias.

 Në ceremoninë funebre të Uashingtonit do të marrin pjesë Presidenti Joe Biden, Presidenti i zgjedhur Donald Trump, si edhe ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Presidenti Biden do të mbajë fjalimin për nder të tij. Trupi i ish-Presidentit Carter do të dërgohet në Katedrale nga Kapitoli, ku publiku amerikan ka bërë nderimet e fundit për të që nga e marta.

Të fundit