Flash News

KRYESORE

Bozdo kujton barcaletën e Bedriut me karrocën me kashtë: Njëlloj siç mburret Rama me interesat e Eurobondit

Bozdo kujton barcaletën e Bedriut me karrocën me kashtë:

Ish deputeti demokrat Eno Bozdo ironizon deklaratën e kryeministrit Rama për Eurobondin e ‘sukseshëm’.

Duke bërë një paralelizim me një barcaletë, Bozdo shkruan se në të vërtetë Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja, por e shiti si sukses.

“Kjo historia e Eurobondit të suksesshëm më kujton barsaletën me Bedriun, i cili dilte nga ndërrmarja çdo ditë me një karrocë ngarkuar me kashtë.

Roja që dyshonte, e kontrollonte vazhdimisht mos kishte fshehur diçka në kashtë, por nuk gjente asgjë.

Në fakt Bedriu vidhte çdo ditë nga një karrocë.

Rama, njësoj si Bedriu, mburret me interesat e Eurobondit, (që në fakt janë në mesataten e rajonit). Interesat janë "kashta", se në të vërtetë Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja!”, shkruan Bozdo.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post-covid.

Në një postim në twitter Rama shkruajti se përgjigjia ka qenë ekzaktësisht ‘’Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj”.

Të fundit