Flash News

KRYESORE

Braçe kundër Macron: I bëjmë ne punët tuaja të rënda, të paktën t’i njihni shqiptarët si punëtorë

Braçe kundër Macron: I bëjmë ne punët tuaja të

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka falënderuar të gjithë liderët e Bashkimit Evropian të cilët ishin pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai kritika ka për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që shqiptarët nuk i njeh siç duhet.

“Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka, zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë, zoti Conte, kryeministër i Italisë, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian, zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian! Ju jemi mirënjohës pa fund! Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qenie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;

i bëjmë ne punët tuaja, madje më të rëndat, madje duke u keqpaguar dhe diskriminuar. Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, ishte reagimi i Braçes në rrjetet sociale.

Të fundit