Flash News

KRYESORE

Braktisi makinën luksoze, gazetarja: Policia dyshon se shoferi është person në kërkim

Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat në një lidhje direkte me studion e lajmeve deklaroi se policia është vënë në kërkim të shoferit që drejtonte automjetin luksoz tip “Benz G-Class” me targa ruse dhe që është larguar sapo është rrëzuar mjeti ne sheshin "Shqiponja" ne Laprake.

Sipas saj, dyshohet se personi i larguar është me precedent penale ose në kërkim policor.

“Punonjësit e policisë kane kontaktuar me personat e bllokuar dhe kane thënë se nuk kane pare asnjë person duke u larguar drejt spitalit. Aksidenti ka vetëm pak minuta që ka ndodhur dhe po merren deponimet e të gjithë personave që janë bllokuar në rrugë dhe të plocicëve pranë vendit të ngjarjes”, sqaroi gazetarja duke shtuar:

“Dhe dyshimet kryesore janë se ai që është larguar i vetëm. Dyshohet se mund të jetë person në kërkim ose më të kaluar kriminale. Do të kontrollohet automjeti për të verifikuar sesa persona kanë qenë në makinë”, sqaroi gazetarja Dorjana Bezat.

Të fundit