Flash News

KRYESORE

“Braktisje mizore, përbën krim të rëndë”, Basha apel Ramës: Lejo bashkëqytetarët të futen në Shqipëri

“Braktisje mizore, përbën krim të rëndë”,

Në orët e mbrëmjes të së dielës, Lulzim Basha bëri një tjetër reagim lidhur me situatën e krijuar me emigrantët e bllokuar në pikat doganore. Basha e quan “çnjerëzore” situatën e krijuar, duke theksuar se “një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë”. “Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë”, shkruan Basha.

Ai publikoi dhe pamje nga emigrantët që janë përplasur me policinë kufitare, pasi kërkojnë të futen në atdhe. Basha i bën thirrje qeverisë që të lejojë shqiptarët e bllokuar në Kapshticë të futen në vend dhe më pas të karantinohen. “I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale”, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3069260063125154/?sfnsn=mo&d=n&vh=e

Të fundit