Flash News

KRYESORE

Britania kthen pasaportat në kufi. Ministrja: ID kartat italiane dhe greke falsifikohen për pak lekë në Shqipëri

Britania kthen pasaportat në kufi. Ministrja: ID kartat italiane dhe greke

Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel, një konservatore e cila në të kaluarën ka mbrojtur edhe dënimin me vdekje, e ka lidhur me kartat e identitetit italiane (dhe greke) justifikimin e vendimit të qeverisë së saj që turistëve europianë që vijnë në Britani t'u këkrohet pasapora në vend të kartës së identitetit, si më parë.

"Si anëtarë të Bashkimit Europian - shkroi ajo dje në The Telegraf - ne jemi të detyruar të pranojmë kartat e identitetit në kufi. Këto karta ndryshojnë jashtëzakonisht shumë në cilësi dhe disa, veçanërisht ato të Italisë dhe Greqisë, janë të shtypura në letër dhe jashtëzakonisht të lehta për t'u falsifikuar”.

Ministrja theksoi se kartat e identitetit ishin përdorur tre vjet më parë nga terroristët e ISIS-it përgjegjës për sulmet në Paris dhe Bruksel për të lëvizur me lehtësi nëpër kontinentin europian: dhe se këto dokumente false mund të blihen për pak para në Shqipëri: "Gjëja zhgënjyese - përfundon ajo - është se çdo qeveri europiane e pranon që ky është një kërcënim për sigurinë, por asgjë nuk është bërë në lidhje me të".

Edhe tani, kur paraqiteni në aeroportin e Londrës me një kartë identiteti paksa të rrudhur italiane, ju shikoheni me një dyshim të fshehur keq: por edhe për Priti Patel, "anëtarësimi në BE është i papajtueshëm me sigurinë e fortë në kufij që unë dhe populli britanik dëshirojmë të shohim".

*Përshtatur nga Politiko.al sipas një shkrimi të Corriere della sera

Të fundit