Flash News

KRYESORE

Britania rikthen masat anti-covid, Johnson: Do shmangim një katastrofë edhe më të madhe

Britania rikthen masat anti-covid, Johnson: Do shmangim një katastrofë

Mbretëria e Bashkuar po përballet me një rritje të numrit të infeksioneve të reja me COVID-19, ndërkohë që qeveria ka vendosur të rikthejë disa nga masat kundra përhapjes së virusit

Gjatë fjalës së tij në parlament, kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi qytetarëve të veprojnë së bashku, për të shmangur një rezultat edhe më të keq.

“Ne kemi menduar për mbajtjen e një ekuilibri të masave dhe se mendja e shëndoshë e guximi i britanikëve, do të thotë se ne jemi në gjendje të shmangim një katastrofë edhe më të madhe. Por  jemi përballë një pikë kthese shumë të rrezikshme. Kjo nuk është në asnjë mënyrë një rikthim në izolimin total. Më vjen keq që kjo do të ndikojë në shumë biznese, por ne duhet të veprojmë” tha Johnson.

Masat e reja të marra sot nga Britani e Madhe dhe që hyjnë në fuqi nga e enjtja:

  • Të gjitha barëve, pubeve, restoranteve dhe ambienteve të tjera do të mbyllen në orën 22 të mbrëmjes.
  • Të gjithë punëtorët do të vijojnë punën normalisht, por të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, duhet të repsketojnë punën nga shtëpia.
  • Të gjithë qytetarët janë të detyruar të ndjekin udhëzimet e distancimit social dhe të mbajnë maskat.
  • Planet për një kthim të pjesshëm të tifozëve në stadiume nga 1 tetori janë pezulluar.
  • Numri i njerëzve që lejohen të marrin pjesë në dasma është ulur në 15.

Deri tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 398,625 raste në total me COVID-19 dhe 41,788 viktima. Vetëm të hënën raportoi 4.368 raste të reja dhe 11 viktima.

Të fundit