Flash News

KRYESORE

Bulqizë, shkon në 78 numri i banorëve të helmuar

Bulqizë, shkon në 78 numri i banorëve të helmuar

Të paktën 78 persona, 24 prej të cilëve fëmijë, janë helmuar një ditë më parë në Bulqizë.

Ata janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku, ndërkohë që drejtori i spitalit thotë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji i pishëm.

Doktori Hazis Jella, thekson se s’mund të thotë më shumë për shkakun e helmimit, pasi janë ende në pritje të analizave, por paraprakisht dyshohet se situata mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Shkalla e helmimit, shkon nga e lehtë deri te ajo mesatare. Pacientët janë kryesisht nga lagjja e vjetër e qytetit. Do të duhet të presim përgjigjen e analizave për të përcaktuar shkakun e këtij helmimi”, ka thënë ai.

Rasti i helmimeve u raportua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Të paktën 20 persona u diagnostikuan me simptoma të rënda.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/05/video-1557048665.mp4"][/video]

Të fundit