Flash News

KRYESORE

Bushati: Kryesimi i OSBE-së nga Rama është një sukses, vëmendje diplomacisë shqiptare

Bushati: Kryesimi i OSBE-së nga Rama është një sukses,

Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2020. Për shkak të rëndësisë së saj, duket se këtë detyrë të rëndësishme, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka vendosur që ta kryejë personalisht dhe jo t’ia lejojë zëvendësministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se kryesimi i OSBE-së nga vetë kryeministri Edi Rama është një sukses dhe një garanci për efektivitet më të madh për t’i përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces.

“Është mjaft inkurajues fakti që siç ka deklaruar publikisht kryeministri, ai do të jetë dhe kryetari i radhës i OSBE-së, sepse është një garanci për efektivitet më të madh për t’i përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces. Kujtoj që Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, SHISH, Parlamenti nuk diskutohet, por dhe sektori civil duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij procesi dhe shpresoj shumë që duke filluar nga viti tjetër klima politike në Shqipëri të jetë më e paqtë dhe më bashkëpunuese për ta konceptuar këtë proces si një koncept mbarëkombëtar”, tha Bushati, në Komisionin për Politikën e Jashtme ku u diskutua buxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Jashtme.

Ai i bëri apel Ministrisë së Jashtme që të tregohet më e kujdesshme me burimet e saj njerëzore qoftë në vendin tonë, ashtu edhe në shërbimin diplomatik. Bushati u kërkoi prej kolegëve të tij deputetë që diplomacisë shqiptare t’i jepet një vëmendje maksimale, bazuar edhe në prioritetet e këtij dikasteri.

Të fundit