Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Tani shpjegohet qartë se përse PS-ja nuk e donte testin e drogës për zyrtarët e lartë

Bylykbashi: Tani shpjegohet qartë se përse PS-ja nuk e donte testin e

Ish-kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit në Kuvend, Oerd Bylykbashi, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet që ta shkarkojë kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, që sipas tij shfaqet në një video duke konsumuar drogë.

“Kryeministri me detyrimin kushtetues që ka ta shkarkojë menjëherë këtë kryebashkiak. Nëse nuk e bën, do të thotë që mbështet tërësisht veprime të tilla kriminale”, tha Bylykbashi për Abc news.

Ai kujtoi se në dhjetor të viti 2015, parlamenti votoi nën prezencën e ndërkombëtarëve ligjin e dekriminalizimit, pas kërkesës së opozitës. Një nga pikat kryesore të draftit të demokratëve atëherë, ishte edhe “testi i drogës për zyrtarët e lartë”.

“Në propozimet tona për ligjet e kriminalizimit duhet të përfshihej edhe testi i drogës për zyrtarët e lartë. Qëndrimi i PS-së ishte i prerë nuk e pranonte sepse kuptonte që nëpërmjet atij testi do të dilni zbuluar figura më të larta të PS”, u shpreh ai, duke kujtuar se propozimi i demokratëve u cilësua si qesharak nga socialistët të cilët kërkuan heqjen e një kërkese të tillë.

“Kjo shpjegon pse nuk e donte derisa më këmbëngulje për hir të kompromisit e hoqi nga ligji i dekriminalizimit”, tha ai.

Të fundit