Flash News

KRYESORE

Cakaj i zhgënjyer për Nobelin në Letërsi: Dëshmitarë të një akti të turpshëm që ndodh në 2019-ën

Peter Handke, shkrimtari austriak, 76 vjeçar, i cili fitoi Nobelin në Letërsi për vitin 2019 njihet për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën lirinë e Kosovës.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Twitter shpreh zhgënjim që çmimi iu dha një personi që ka mohuar genocidin.

“Akt të pakuptimtë dhe të turpshëm”, e quan Cakaj vendimin e Komitetit të Nobelit.

 “Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.

Të fundit