Flash News

KRYESORE

Cana: Ronaldinho ka qenë special, ishim bashkë te PSG

Cana: Ronaldinho ka qenë special, ishim bashkë te PSG

Lorik Cana së fundmi ka dhënë një intervistë për TMW, ku ka folur për aventurën e tij te disa prej skuadrave më të mira në Europë dhe kryesisht PSG. Në Paris ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare ka njohur emra big.

"Kam debutuar 19 vjeç te PSG-ja. Atëherë atje luanin lojtarë si Ronaldinho, Pochettino, Heinz dhe Anelka. Ronaldinho ishte special, por edhe Okocha ishte fantastik", është shprehur ish-qendërmbrojtësi. Cana ka luajtur edhe te skuadra si Marseille dhe Sunderland, ku ka qenë kapiten.

I pyetur për projektet e tij, Cana ka shtuar: "Kam krijuar një fondacion për të promovuar sportin shqiptar. Janë të përfshirë një mijë fëmijë për momentin. Shpresoj që të bëhem një drejtues shumë shpejt në botën e futbollit”.

Të fundit