Flash News

KRYESORE

Çanta më "in" për momentin që jo të gjithëve na e mban xhepi, por ne kemi një zgjidhje të lirë për ju

Kur bëhet fjalë për çanta, në çdo sezon ka një ka çantë që na "e heq" trurin dhe që përzgjidhet nga thuajse pjesa dërrmuese e vajzave të famshme në të gjithë botën. Edhe shqiptare po ashtu.

Për momentin, çanta që klasifikohet praktikisht si më e shikuar, më e kërkuar dhe më e dëshiruar është çanta që mban firmën e Louis Vuitton dhe quhet 'Accessories Multi Pochette'.

Sigurisht, në metropolet e botës dhe në javët e modës çantat Dior janë kudo, edhe ato Gucci, Celine dhe Channel. Por, bumi i vërtetë i këtij sezoni që filloi me muajin e modës 2019-të në New York, London, Paris dhe Milano kishte si protagoniste absolute këtë çantë nga Louis Vuitton që si fillim u pa në shfaqjet e rëndësishme të modës, në stilin e rrugës, e më pas në Instagram dhe u fotografua dhe postua nga influencueset në të gjithë botën.

Por kjo çantë është shumë e kushtueshme. Momentalisht vlerësohet me një çmim prej 1250 euro në Evropë dhe 1640 euro në Amerikë.

Sigurisht që jo të gjithëve na e mban xhepi këtë çantë kaq të bukur por të kushtueshme.

Ndaj, ne kemi një zgjidhje për të gjithë ju që keni dëshirë të jeni në një hap me modën edhe pse nuk mund të blini kaq çanta të kushtueshme.

Për vetëm 34.99 dollarë një model të ngjashëm, të një cilësie shumë të mirë, mund ta gjeni pikërisht në amazon.com.

Modeli dhe dizajni janë të njëjta, dhe fotot që do realizoni në profilin tuaj në rrjetet sociale me këtë çantë, do ë jenë fantastike.

Në linkun e mëposhtëm keni dhe çantën ku vetëm me një klik mund ta merrni online në një nga sajtet më të besueshme dhe nër të preferuarat për "shopping" në gjithë botën.

Të fundit