Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Çekët të zhgënjyer nga klasa politike, votojnë miliarderin Andrej Babis, i cilësuar si “Trumpi çek"
Duke përfituar nga zëmërimi i çekëve kundrejt klasës politike dhe urdhrave të Brukselit, lëvizja populiste ANO e miliarderit Andrej Babis, i cilësuar si “Trumpi çek”, fitoi ndjeshëm zgjedhjet legjislative. Fakt tjetër i rëndësishëm i këtyre zgjedhejve që u zhvilluan pa asnjë incident të premten dhe të shtunën ishte edhe një rritje spektakolare e ekstremit të djathtë SPD, parti kundër BE-së dhe imigracionit si dhe rritja e një tjetër formacioni anti sistem, Partia Pirate, sipas rezultateve zyrtare gati përfundimtare pas numërimit të 99,7 për qind të votave.
ANO (që në gjuhën çeke do të thotë “Po”), që bëri fushatë për luftën kundër korrupsionit, kundër pritjes së migrantëve dhe zonës euro, ka marrë 29,7 për qind të votave, që i jep 78 nga 200 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Babis me këtë rezultat është i detyruar të formojë një koalicion, një operacion delikat në një dhomë të ndarë në nëntë parti.
Dy prej tyre, ODS-ja (e djathta euroskeptike) dhe KDU-CSL (kristiandemokratët) kanë njoftuar menjëherë se nuk do të negociojnë me Babis.
ANO ndiqet nga tre parti që kanë marrë gati rezultate identike, ODS-ja (e djathtë) 11,3 për qind, Partia Pirate 10,8 për qind dhe SPD-ja (ekstremi i djathtë) 10,7 për qind.