Flash News

KRYESORE

Çështja e detit, Alfred Moisiu tregon bisedën me presidentin Ilir Meta

Çështja e detit, Alfred Moisiu tregon bisedën me presidentin

Ish-presidenti Alfred Moisiu ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ u ndal gjerësisht tek marrëdhëniet me grekët dhe marrëveshjen e re për detin. Ai theksoi se ligji i luftës është një nga kontradiktat kryesore me Greqinë, ndërsa zgjidhjet gjysmake sipas tij kanë sjellë këto probleme dhe sot.

Sa i përket plotfuqishmërisë për Bushatin, Moisiu u shpreh, “Fakti që kërkohet plotfuqishmëri është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet”. Ndërsa më tej ai shtoi se bisedoi me presidentin Meta dhe se e konsideron të drejtë kërkesën e tij. 

Pjesë nga intervista e Moisiut:

Në këtë kërkesë sa është forma dhe reale dhënia e autorizimit?

Nuk është se ka të drejtë mos t’ja japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjëra që t’i qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk mundet që një kryetar i shtet të shkojë kundër interesave të vendit.

Vija e kuqe a është Gjykata Kushtetuese?

Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhje nga njëshi. Janë pushtete të ndara.

A ia dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu, zotit Meta në takim?

E quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri dhe e quaj gjë pozitive. Konsultimin e quaj të mirë dhe jo që të veprosh me mendjen tënde. Dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia.

Rastin ‘Meçollari” si e keni parë?

Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen.

Të fundit