Flash News

KRYESORE

Çfarë raportoi drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në Konventën e Hagës?

Çfarë raportoi drejtori i Policisë së Shtetit, Haki

Njoftohet se përfaqësues të Policisë Shqiptare morën pjesë në Konventën e Shefave të Policive Evropiane, mbajtur në selinë e EUROPOL në Hagë më 6 dhe 7 shtator. Por me çfarë arritjesh vajti Çako në Hagë? Për këto 9 muaj ai ka treuesit më të këqinj të mundshëm. Vetëm me Italinë ai ka një bilanc 22 tonësh drogë të kapur nga Guardia di Financia, sasira droge në tonë janë kapur edhe në kufrin e shtetin grek. Çdo ditë vazhdojnë të kapen në vend kanabis e lende te tjera rakotike. Për ditë mbillen fidane të reja, pavarësisht se kryeministri Rama thotë se “jemi drejt fundit e 2018 do të na gjejë pa asnjë gram drogë”... Pastaj treguesit e kriminalitetit në vend janë të frikshëm. Vrasjet, dhunimet e personave dhe pronës, aksidentet e shumta, vjedhjet  etj, janë fatale. Emigracioni po ashtu, në shkallën e tij më të lartë. Në Francë azilkërkuesit shqiptarë janë në vend të dytë. Probleme të shumta azili ka në Gjermani e Holandë. Atëherë çfarë raportoi Çako në Hagë? Ndoshta ka folur me gjuhen e kryeministrit, dhe ka premtuar se 2018 do jete ndryshe...

Që prej organizimit të Konventës së Parë në vitin 2011, konventa e këtij viti ishte mbledhja më e madhe e shefave të Policive dhe përfaqësuesve të lartë nga autoritetet e zbatimit të ligjit. Ajo shënoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 6 organizata të BE-së (Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, FRONTEX, CEPOL, EUIPO dhe EUNAVFOR MED), 8 institucione ndërkombëtare (INTERPOL, Euromed Police, Organizata Botërore e Doganave, UNHCR, Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë (IACP), Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD), Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCCPOL) dhe Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional), së bashku me ekspertë nga sektori privat dhe akademik.

 

Të fundit