Flash News

KRYESORE

“Çka ka Qëllu”, prestigjiozja amerikane rendit restorantin shqiptar në 10 më të mirët e hapur në 2019-ën në New York

Media e njohur amerikane “New York Times” ka renditur një restorant shqiptar në 10 më të mirat e hapura gjatë 2019-ës në New York.

“Çka ka Qëllu’, është renditur nga kritikët e gastronomisë në 10-shen e më të mirëve si restorante të reja që drejtohet nga një pronar dhe kryekuzhinier shqiptar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas “New York Times” restoranti shqiptar ndodhet në Bronx dhe i gjithë ambienti karakterizohet nga elementë shqiptarë dhe të traditës së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Sapo hyn brenda ndjen erën e bukës së pjekur. Mund të kërkoni speca turshi, apo mish viçi të gatuar në enë balte. Ëmbëlsirat po ashtu piqen aty, apo të pini një kafe që ndryshe njihet si ‘kafe turke’, por sa kohë e pini te “Çka ka Qëllu”, do ta quani shqiptare”, përshkruan gazeta restorantin e ri, në të cilin janë varur në mur kostumet tradicionale shqiptare, veglat muzikore, apo mjete të tjera të fermave, mullinj kafeje etj.

Të fundit