Flash News

KRYESORE

“Çmendet” i moshuari, u hedh granatën dy vëllezërve, plagoset njëri prej tyre

“Çmendet” i moshuari, u hedh granatën dy

Një person u plagos për shkak të shpërthimit të një granate në fshatin Dardhas në Pogradec.

Policia bën me dije se R.F., 72 vjeç u ka hedhur një granatë dy vëllezërit  B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga shpërthimi i granatës, njëri prej vëllezërve ka mbetur i plagosur.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dardhas, pas një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë.

Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F., ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë , si edhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njofton policia.

Të fundit