Flash News

KRYESORE

Conte dhe Merkel nga Roma: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, interes strategjik i BE-së

Conte dhe Merkel nga Roma: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, interes

Nga Roma, kryeministri italian Giuseppe Conte dhe kancelarja gjermane Angela Merkel e bënë të qartë se mosfillimi i bisedimeve për hapjen negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk përputhet me interesat strategjike të BE-së.

Frika e kryetares së qeverisë gjermane është se boshllëku i krijuar në Ballkanin Perëndimor do të mbushet nga fuqi të tjera. Merkel që ndodhet në Romë për vizitë, e po ashtu edhe Conte nuk e fshehën zhgënjimin e rezultatit negativ të takimit të fundit të Këshillit Evropian.

“Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një temë mjaft e rëndësishme për ne që e përballem se fundi pa zgjidhjen e duhur.”, tha Conte.

Kurse Merkel tha se duhet bërë më shumë për Ballkanin.

“Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conte-n të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen negociatave me Shqipërinë Maqedoninë e Veriut.”.

Të fundit