Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Lajme shprese nga Italia, vijon të ulet numri i viktimave dhe të infektuarve

COVID-19/ Lajme shprese nga Italia, vijon të ulet numri i viktimave dhe

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 128 948 persona janë infektuar me COVID-19. Gjatë ditës së diel, u shënuan të paktën 4316 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, numri i personave që kanë humbur është 15 887, ku vetëm 525 prej tyre kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Ky, ndonëse nuk është lajm i mirë, përsëri tregon një rënie të ndjeshme progresive të viktimave nga dita në ditë. Duket se masat shtrënguese po japin efekt në Itali, dhe kurba ka nisur të ulet. Aktualisht janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, rreth 91 246 persona, raporton Mbrojtja Civile në Itali.

Në spitalet italiane janë duke u kuruar rreth 28 949 pacientë aktualisht, ku 3997 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër, 58 320 pacientë janë duke marrë trajtim në shtëpi. Edhe kurba e personave të shtruar në terapi intensive është në rënie, një tjetër sinjal pozitiv se në vendin fqinj epidemia është duke u reduktuar. Megjithatë, masat shtrënguese do të vijojnë edhe për disa kohë deri në normalizimin esituatës.

Të fundit