Flash News

NDËRKOMBËTARE

COVID-19. Maqedonia e Veriut konfirmon 6 raste të reja, shkon në 18 numri total

COVID-19. Maqedonia e Veriut konfirmon 6 raste të reja, shkon në 18

Maqedonia ka konfirmuar dhe 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18 persona. Lajmin e dha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmjen e të shtunës, raporton Alsat. Ai tha se të shtunën janë testuar 12 persona, 6 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Një person ka mbërritur mbrëmjen e të premtes nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetëparaqitur pranë autoriteteve mjekësore në aeroport. Ndërkohë, 51 pasagjerët që ndodheshin në të njëjtin avion janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.

Të fundit